Ndërlidhjet

logo-print

Tre të vdekur nga një sulm në Afganistan


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Nga shpërthimi i një bombe në një lokal në veri të Afganistanit janë vrarë të paktën tre persona. Abdul Sattar Barez, zëvendësguvernator i provincës veriore të Faruab-it, ka deklaruar të martën se shpërthimi kishte për qëllim një restoran në qarkun Khuaja Sabz Posh.

Ai tha se të paktën 9 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi. Deri më tani askush nuk e ka marr përgjegjësinë për këtë sulm. Barez ka thënë se “elementet kryesore për këto sulme”, janë rivalitetet personale.

Talebanët dhe grupet ekstremiste aleate, kohët e fundit i kanë realizuar disa sulme në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG