Ndërlidhjet

Bruksel: Takimi Jahjaga - Nikolliq


Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq
Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, paraqet takim simbolik, meqë kjo është hera e parë që takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë.

Mëtutje, zonja Jahjaga, i tha Radios Evropa e Lirë se parimisht do të bisedohet për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë – Serbi.

Këto komente zonja Jahjaga i bëri para takimit të sotëm në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliqin.

Takimi mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Burime në Komisionin Evropian kanë theksuar se takimi paraqet “afirmim të dialogut Prishtinë – Beograd në nivelin më të lartë”.

Raportohej se takimi do të fillonte në orën 16, por është shtyrë për në orën 18, me takime të ndara të zonjës Ashton me Atifete Jahjagën dhe Tomisllav Nikolliqin, e pastaj do të mbahet mbledhja e përbashkët tripalëshe.
XS
SM
MD
LG