Ndërlidhjet

Paqësori Jugor: Ujëdhësat Solomone u goditën nga cunami


Ilustrim
Ilustrim
Një cunami i vogël i ka goditur sot herët në mëngjes Ujëdhesat Solomone, pas një tërmeti të fuqishëm nënujor, me intensitet 8 shkallë në Paqësorin Jugor.

Qendra për Alarm të Cunamit në Paqësor, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se cunami me valë deri në 90 centimetra i ka goditur Solomonet.

Zyrtarët thanë se nga vala e ujit janë dëmtuar shtëpitë dhe pasuritë e tjera, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz.

Alarmi për cunami më vonë është tërhequr për ujëdhesat e tjera të Paqësorit Jugor dhe për Australi e Zelandë të Re.
XS
SM
MD
LG