Ndërlidhjet

SHBA: Qeveria e paditi kompaninë S&P


Ndërtesa e kompanisë S&P në NJu Jork
Ndërtesa e kompanisë S&P në NJu Jork
Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar komapninë e rejtingut kreditor, Standard & Poor’s (S&P) për mashtrim dhe e ka paditur këtë kompani për 5 miliardë dollarë dënim.

Zyrtarë të Departamentit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar S&P se ka refuzuar tu tërheq vërejtjen investitorëve se tregu i shtëpive po shkatërrohej në vitin 2006, pasi kjo do të ishte gjë e keqe për biznes.

Në këtë padi nuk është përmendur asnjë person individualisht, se është përgjegjës për dyshimet për mashtrim.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, tha mbrëmë vonë se sjellja e kompanisë S&P ishte “tejet e gabueshme” dhe ishte në “zemër” të krizës financiare.

Kompania S&P tha se padia është e pavlefshme dhe ka vlerësuar se akuzat janë “të pavërteta”.
XS
SM
MD
LG