Ndërlidhjet

Rusi: I dyshuari për sulmin në metro, është vrarë


Pamje nga metroja e Moskës

Pamje nga metroja e Moskës

Një person i kërkuar si i dyshuar për involvimin e tij në organizimin e sulmit të dyfishtë vetëvrasës në metron e Moskës në vitin 2010, është vrarë në Dagestan.

Komiteti kombëtar rus anti-terror ka shpallur sot se personi Gusen Magomedov, është qëlluar për vdekje gjatë operacionit special afër fshatit Kadyrkent në Dagestan.

Sipas shërbimit për shtyp të këtij komiteti, Mogomedov e kishte shoqëruar njërën prej dy sulmueseve vetëvrasëse para se ta sulmonin metron e Moskës.

Nga sulmet në metro u patën vrarë 39 vetë dhe plagosur 88 të tjerë.

Dagestani është qendër e një kryengritjeje islamike, e cila është përhapur në gjithë rajonin rus të Kaukazit Verior të trazuar, pas dy luftërave separatiste në Çeçeninë fqinje.
XS
SM
MD
LG