Ndërlidhjet

Tunizi: U vra lideri opozitar


Pamje nga kryeqyteti Tuniz

Pamje nga kryeqyteti Tuniz

Partia e Bashkuar Demokratike e krahut të majtë tha se lideri i saj, Chokri Belaid, ishte vrarë sot dersia largohej nga shtëpia e tij në kryeqytetin Tuniz.

Bashkëshortja e tij i tha Radios së Tunizisë se Belaid ishte qëlluar me dy plumba. Dëshmitarët thanë se ai kishte vdekur pasi ishte dërguar në spital.

I ndjeri Belaid ishte kritik ndaj partisë së moderuar islamike Ennahda, e cila e dominon qeverinë e këtij vendi.

Zëdhënësi i qeverisë, Samir Dilou, këtë vrasje e ka cilësuar si “krim neveritës”.
XS
SM
MD
LG