Ndërlidhjet

Paqësori Jugor: Nga cunami – pesë vetë humbën jetën


Në hartë shihet territori i rrezikuar nga cunami, që i goditi Ujëdhesat Solomone në Paqësorin Jugor

Në hartë shihet territori i rrezikuar nga cunami, që i goditi Ujëdhesat Solomone në Paqësorin Jugor

Një tërmet i fuqishëm me intensitet 8 shkallë ka shkaktuar cunami, nga i cili janë vrarë së paku pesë vetë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Paqësorin Jugor.

Cunami me valë të ujit prej 91 centimetrash, sot e ka goditur një pjesë të largët të Ujëdhesave Solomone.

Ka pasur evakuime pasi ishte dhënë alarm për cunami në disa vende të Paqësorit Jugor.

Gjendje alarmi ishte edhe në Australi dhe Indonezi.

Por, më vonë alarmi për cunami është tërhequr.

Zyrtari i lartë i policisë në Ujëdhesat Solomone, John Lansley, tha se ishte herët që të bëhet vlerësim i plotë i numrit të personave të vrarë apo i dëmeve materiale, dhe theksoi se autoritetet shpresojnë të dërgojnë një aeroplan në rajonin e goditur.
XS
SM
MD
LG