Ndërlidhjet

Gjermani: Ministrja refuzon të tërhiqet për plagjiaturë


Annette Schavan
Annette Schavan
Ministrja e arsimit e Gjermanisë, Annette Schavan, thotë se nuk do të tërhiqet, megjithë vendimin e një universiteti për ta anuluar temën e doktoranturës së saj për shkak të plagjiaturës.

Ministrja Schavan tha sot se do të ndërmarrë aksion juridik, për ta kundërshtuar vendimin e Universitetit të Dizeldorfit, Heinrich Heine.

Ajo i hedhë poshtë pretendimet se pjesë të punimit të saj të shkruar në vitin 1980, në temën “Popujt dhe Vetëdija” janë plagjiaturë, pa citime përkatëse.

Annette Scavan kosniderohet aleate e afërt e kancelares gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG