Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga e Rompuy mbështesin dialogun


Presidentja e -Kosovës, Atifete Jahjaga takon presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy

Presidentja e -Kosovës, Atifete Jahjaga takon presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, pak para takimit të saj të parë me homologun e saj serb, Tomisllav Nikolliq.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga kabineti i presidentes, thuhet se presidentja Jahjaga e falënderoi presidentin Rompuy për mbështetjen e tij dhe të institucioneve të Bashkimin Evropian për perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Ajo ndër të tjera, citohet të ketë thënë se “Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.”

Jahjaga sërish i ka dhënë mbështetje dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me mbështetje të fuqishme të SHBA-së që po zhvillohet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, “për normalizimin e marrëdhënieve dhe për lehtësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve”.

Në këtë kuadër, ajo ka thënë se edhe takimi me presidentin Nikolliq, është në funksion të normalizimit dhe relaksimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dy shteteve që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Në të njëjtën komunikatë thuhet se presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për rolin dhe angazhimin e saj të drejtpërdrejtë në mbështetje të dialogut që po zhvillohet në Bruksel.

Ai citohet të ketë thënë se “dialogu është në funksion të frymës evropiane për të tejkaluar problemet e të kaluarës dhe për t’iu ofruar perspektivë të gjithë qytetarëve”.

Presidenti Rompuy, sipas komunikatës, ka theksuar se për të gjitha vendet e rajonit perspektiva evropiane është e qartë dhe e hapur dhe ato duhet të punojnë për të ndërtuar ura të bashkëpunimit të ndërsjellë.
XS
SM
MD
LG