Ndërlidhjet

Hapet samiti i OIC në Kajro


Takim i OIC, foto nga arkivi.
Takim i OIC, foto nga arkivi.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka hapur samitin në Kajro, derisa në krye të agjendës gjendet konflikti sirian dhe lufta kundër militantëve islamikë në Mali.

Asnjë përfaqësues sirian nuk po merr pjesë në takim, në të cilin pritet që të bëhet thirrje për “dialog serioz” mes opozitës dhe qeverisë siriane për të ndalur konfliktin e përgjakshëm.

Egjipt mori presidencën e rradhës së OIC nga Senegali.

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad, i cili po ndjek takimin, u bë presidenti i parë shiit i Iranit, që e viziton Egjiptin në më shumë se 30 vjet.

Lidhjet u ndërprenë në vitin 1980, pasi që Egjipti arriti një marrëveshje paqeje me armikun e Iranit, Izraelin.
XS
SM
MD
LG