Ndërlidhjet

Thaçi merr pjesë në samitin e OIC në Egjipt


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të marrë pjesë në Samitin e Konferencës Islamike(OIC) që po mbahet në Kajro.

Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me burrështetas, mbretër dhe kryeministra të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, thuhet nw njoftimin qeveritar.

Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Islamik, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme.

Pjesëmarrësit po ashtu do të shohin për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe konsultimeve politike në mes të anëtarëve të këtij forumi.
XS
SM
MD
LG