Ndërlidhjet

Kocijançiq:Takim i rëndësishëm e simbolik


Maja Kocijancic
Maja Kocijancic
Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, konsideron si shumë të rëndësishëm takimin në mes të presidentes së Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ajo iu ka bërë ftesës presidentes Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomisllav Nikolliq, derisa gjatë ditës së sotme, Ahston do të zhvillojë njëherë takime të nadra ame pata, e pastaj takim ët ëprbahskët.

“Takimi ndodh në kontekst të përmirësimit të marrëdhënieve, kjo do jetë tema kryesore, për ne është i rëndësishëm takimi, sepse ka domethënie simbolike”, u shpreh zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, paraqet takim simbolik, meqë kjo është hera e parë që takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë.

Jahjaga, i tha Radios Evropa e Lirë se parimisht do të bisedohet për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë – Serbi.
XS
SM
MD
LG