Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Damask


Damask, foto nga arkivi
Damask, foto nga arkivi
Aktivistët thanë se luftime të mëdha kanë shpërthyer në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, derisa kryengritësit kanë nisur një ofensivë kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad.

Luftime të rënda janë raportuar se po ndodhin si në rajonet qendrore ashtu edhe në rrethina të kryeqytetit sirian.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se forcat e regjimiti janë sulmuar në qytetin lindor të Palmyras.

Observatori tha se dy sylme vetëvrasëse me makina bombë kanë goditur një ndërtesë ushtarake, duke vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke lënduar 20 të tjerë.

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 60 mijë nejrëz janë vrarë që kur ka shpërthyer konflikti dy vjet më parë.
XS
SM
MD
LG