Ndërlidhjet

Kina nderon ish shefin e policisë sekrete rumune


Ballina e nje dosjeje te Securitatit

Ballina e nje dosjeje te Securitatit

Ambasada e Kinës në Bukuresht i ka ndarë një çmim shefit të fundit të policisë sekrete të Rumanisë, të epokës komuniste.

Iulian Vlad, i cili kryesoi Securitatin e frikshëm në vitet 1987-1989, u nderua nga ambasada për rolin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Çmimi u dha të dielën, por lajmi u bë publik të mërkurën.

Rumania ende përballet me trashëgiminë traumatike të Sekuritatit, i cili kishte rreth 760 mijë informatorë, dosjet e të cilëve, nuk janë hapur asnjëherë në mënyrën e duhur.

Vlad u dënua me 25 vjet burg për shtypjen e revoltës anti-komunistë të vititi 1989, por shërbeu vetëm katër vjet.

Rumania, tani një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka ruajtur marrëdhënie të forta me Kinën.

Lidhjet datojnë që nga vitet e ’60-ta, kur udhëheqësi i atëherëshëm komunist Nikolae Çaushesku, u kthye kah Pekini, në përpjekje për të kundërpeshuar ndikimin e Moskës.
XS
SM
MD
LG