Ndërlidhjet

Bruce Willis kundër kontrollit të armëve


Bruce Willis ne mes, bashke me aktoren Tilda Swinton, dhe Edward Norton djathtas, Kane, 2012

Bruce Willis ne mes, bashke me aktoren Tilda Swinton, dhe Edward Norton djathtas, Kane, 2012

Bruce Willis thotë se ëshët kundër ligjit të ri për kontrollin e armëve, që do të mund të kufizonte të drejtat e garantuara me Amendamentin e Dytë të Kushtetutës.

Ylli i filmit “Die Hard” gjithashtu ka hedhur poshtë ndonjë lidhje në mes të të shtënave në Hollywood dhe dhunës së jetës reale.

Ai në një intervistë për Associated Press ka thënë se është ide e gabuar që të ndryshohen amendamentet e Kushtetutës.

Presidenti amerikan Barack Obama ka propozuar ligje të reja për kontrollin e armëve pas të shtënave në një shkollë në muajin dhjetor në SHBA, ku mbetën të vdekur 20 fëmijë.
XS
SM
MD
LG