Ndërlidhjet

Franca nis tërheqjen nga Mali në mars


Trupat franceze në Mali

Trupat franceze në Mali

President Francois Hollande ka thënë se forcat franceze që po udhëheqin një operacon kundër militantëve islamikë në Mali do të nisin tërheqjen në muajin mars, transmeton DPA.

“Presidenti ka konfirmuar në këtë mëngjes se nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, duke nisur nga marsi, trupat e vendosur në Mali pritet të reduktohen”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Najat Belkacem Vallaud.

Franca ka nisur sulmet ajrore kundër kryengritësve në Malin verior në muajin janar, pasi që ata po avanconin drejt kryeqytetit Bamako nga bastionet e tyre në veri. Qeveria maliane ka kërkuar ndihmën e Francës.

Forcat franceze dhe ato maliane kanë larguar kryengritësit nga zonat kryesore urbane, që i kanë kontrolluar për nëntë muaj, por, kryngritësit mbeten aktivë në rrethinat e shkretëtirës.
XS
SM
MD
LG