Ndërlidhjet

logo-print

FIFA me uebfaqe për raportimin e kurdisjeve


Logo e FIFA-s

Logo e FIFA-s

FIFA ka lansuar një uebfaqe që iu mundëson individëve të raportojnë pa dhënë identitetin e tyre, rastet e korrupsionit të zyrtarëve, ose përpjejket për kurdisjen e ndeshjeve, raporton Reuters.

FIFA ka premuar se do të ngre një faqe të tillë para njoftimit të së henës të policisë evrppoane, që tha se rreth 680 ndeshje të dyshuara, përfshirë kualifikimet për Kampionatin Botëror, atë Evropian dhe të Ligës së Kampioneve janë identifikuar gjatë një hetimi mbi kurdisjen.

FIFA tha se të gjitha shkeljet si të kodit të etikës, ashtu edhe të kornizës ligjore që lidhen me kurdisjen e ndeshjeve mund të raportohen dhe do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.

“Mekanizmi raportues do t’iu mundësojë individëve që ta njoftojnë FIFA-n mbi shkeljet e mundshme, që është një moment tjetër i rëndësishëm i përpjekjeve të FIFA-s për të forcuar qeverisjen e Futbllit”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.
XS
SM
MD
LG