Ndërlidhjet

Ashton: Javët e ardhshme-kritike


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, që ka ndërmjetësuar takimin në mes të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se në takim është trajtuar çështja e veriut të Kosovës dhe tha se “javët e ardhshme do të jenë kritike”.

“Që të dy, presidenti Nikolliq dhe presidentja Atifete Jahjaga më kanë siguruar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për dialogun dhe për agjendat respektive evropiane”, ka cituar DPA, Ashtonin.

Këto komente thuhet se ajo i bëri në fund të negociatave tri orëshe.

Ajo ka takuar njëherë ndaraz të dy presidentët dhe ne fund, ka zhvilluar një takim të përbashkët.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
XS
SM
MD
LG