Ndërlidhjet

Panetta tërheq vërejtjen për shkurtimet buxhetore


Leon Panetta

Leon Panetta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta ka tërhequr vërejtjen se shkurtimet në buxhetin e Mbrojtjes do të prekin aftësinë e ushtrisë për të reaguar ndaj krizave.

Në fjalimin e tij të fundit si sekretar i Mbrojtjes, Penata tha se këto shkurtime do ta shtyjnë Pentagonin që të reduktojë fuqinë punëtore dhe të ulë operacionet e forcave ajrore dhe detare.

Ai tha se shkurtimet do të degradojnë aftësinë e Uashingtonit për të reaguar ndaj krizës në kohën kur duhet të reagohet ndaj “rritjes së paqëndrueshmërisë në glob”.

Panetta kritikoi ligjvënësit se kanë lejuar që të përshkallëzohet kriza fiskale.

Për të shmangur shkurtimet multi-milairdëhse, Kongresi amerikan duhet të pajtohet për buxhetin para afatit të fundit më 1 mars.