Ndërlidhjet

Qeveria e Tunizisë premton ndryshime


Protestat që ka shkaktuar në Tunizi vrasja e liderit të opozitës.
Protestat që ka shkaktuar në Tunizi vrasja e liderit të opozitës.
Kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, ka thënë se do të shpërbëjë qeverinë pas vrasjes së liderit të opozitës.

Ai ka thënë se do të formojë një qeveri të re të teknokratëve, e cila do ta udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve “sa më parë që të jetë e mundur”.

Vrasja e së mërkurës e liderit majtist, Chokri Belaid, ka shkaktuar protesta në Tunis dhe qytete të tjera.

Që nga revolucioni i vitit 2011, që ka çuar në rënien e sunduesit veteran, Zine al-Abidine Ben Ali, udhëheqësit e rinj të Tunizisë janë përballur me protesta për shkak të vështirësive ekonomike dhe ideve politike.

Belaid ka qenë kritik ndaj partisë së moderuar islamike, Ennahda, e cila dominon qeverinë.

Udhëheqësi i Ennahdas, Rached Ghannouchi, ka mohuar çdo përfshirje të partisë së tij në vrasje.

Në Uashington, Departamenti i Shtetit ka dënuar rastin. Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shprehur po ashtu shqetësimin e tij.
XS
SM
MD
LG