Ndërlidhjet

Sporti australian “i varur” nga droga


Ilustrim
Ilustrim
Performancat e ndihmuara nga droga janë të përhapura shumë në mesin e sportistëve profesionistë dhe amatorë të Australisë.

Kjo është gejtja e një hetimi njëvjeçar të qeverisë, të bërë publik sot.

Ministri për Çështje të Brendshme, Jason Clare, ka thënë se gjetjet janë “tronditëse” dhe do të neveritin tifozët e sportit australian.

Raporti jep një tablo komplekse që përfshin shkencëtarë të sportit, trajnerë, staf mbështetës dhe mjekë.

Raporti vë në pah se krimi i organizuar ka qenë i përfshirë për shpërndarjen e drogës.

Clare ka thënë se krimi i organizuar u ka bërë lojtarëve presion që të kurdisin ndeshjet.
XS
SM
MD
LG