Ndërlidhjet

BE diskuton për buxhetin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Liderët e Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel, në përpjekje për të arritur marrëveshje për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut.

Shpenzimet e larta të BE-së në kohën e shkurtimeve dhe kursimeve në gjithë kontinentin janë problemi kryesor që ndan 27 vendet anëtare.

Ato kanë dështuar të arrijnë kompromis në një samit të ngjashëm, që është mbajtur nëntorin e kaluar.

Komisioni i BE-së – organi ekzekutiv i bllokut – ka kërkuar fillimisht një tavan buxhetor prej 1.025 trilion eurosh për periudhën 2014-2020 – çfarë paraqet rritje për 5 për qind.

Në nëntor, kjo shumë është ulur në 973 miliardë euro dhe më vonë në 943 miliardë.

Britania e Madhe, Gjermania dhe vendet e tjera të Evropës veriore duan të ulin shpenzimet e BE-së.

Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka paralajmëruar për kursime, reforma dhe rritje të buxhetit.

Samiti në Bruksel do të zhvillojë punimet sot dhe nesër.
XS
SM
MD
LG