Ndërlidhjet

logo-print

Irani do aleancë strategjike me Egjiptin


Presidentët e Iranit dhe të Egjiptit, Mahmud Ahmadinejad dhe Mohamed Morsi.

Presidentët e Iranit dhe të Egjiptit, Mahmud Ahmadinejad dhe Mohamed Morsi.

Presidenti i Iranit, Mahumd Ahmadinejad, i ka bërë thirrje Egjiptit që të formojë aleancë strategjike me vendin e tij.

Ahmadinejad ka akuzuar forcat e huaja se pengojnë dy shtetet nga afrimi me njëri-tjetrin.

Ai i ka bërë këto komente në Kajro, në vizitën e parë të një presidenti iranian qysh në vitin 1979.

Po ashtu në Kajro, ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, ka thënë se Irani do të anulojë kërkesat për viza për tregtarët egjiptianë dhe turistët.

Irani dhe Egjipti kanë ndërpretë marrëdhëniet në vitin 1979, pasi Egjipti ka nënshkruar marrëveshje paqeje me Izraelin.

Salehi po ashtu ka thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve janë duke u përmirësuar “dita ditës”.
XS
SM
MD
LG