Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Dialogu vazhdon më 19 dhe 20 shkurt


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se takimi i presidentëve Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq është hap përpara dhe pjesë e rëndësishme e gjithë procesit të bisedimeve.

“Ne kemi një politikë të përbashkët, e cila, para së gjithash, bazohet në mbrojtjen e interesave tanë kombëtarë dhe shtetërorë përmes dialogut”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Ai po ashtu ka njoftuar se dialogu politik midis Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë më 19 dhe 20 shkurt.

“Temë e dialogut do të jenë ato që ata quajnë institucione paralele, struktura paralele (në veri)... Unë, megjithatë, them se bëhet fjalë për ‘paralelizëm të institucioneve’”, është shprehur Daçiq.

Kryeministrat e Serbisë dhe të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë zhvilluar deri më tash katër raunde bisedimesh, të njohura si dialog i nivelit të lartë politik.

Bisedimet janë zhvilluar në praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG