Ndërlidhjet

logo-print

2012: Gjysma e afganëve kanë paguar ryshfet


Ilustrim

Ilustrim

Një raport i Kombeve të Bashkuara vë në pah se gjysma e afganëve u kanë paguar ryshfet zyrtarëve publikë, vitin e kaluar.

Raporti i publikuar sot bën të ditur se kostoja e korrupsionit është rritur për 40 për qind qysh në vitin 2009, duke kapur 3.9 miliardë dollarë.

Raporti i Zyrës së OKB-së për Drogë dhe Krim dhe Njësia Anti-korrupsion e Qeverisë afgane thotë se ryshfetet që kanë paguar qytetarët afgnë në vitin 2012 paraqesin dyfishin e të ardhurave të brendshme të Afganistanit.

Gjetjet e reja zbulojnë se administratat e policisë, sistemit gjyqësor, qeverive lokale dhe Ministrisë së Arsimit kanë qenë më të korruptuarat.

Afganistani ka marrë miliarda dollarë ndihma nga jashtë që nga ndërhyrja e SHBA-së në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG