Ndërlidhjet

Çeki: CEZ e fillon arbitrazhin kundër Shqipërisë


Centrali atomik në Temlin të Çekisë operohet nga kompania publike CEZ
Centrali atomik në Temlin të Çekisë operohet nga kompania publike CEZ
Kompania e njohur e energjisë, CEZ, e cila udhëhiqet nga shteti, ka njoftuar sot se e fillon procesin e arbitrazhit ndërkombëtar kundër Shqipërisë, duke pretenduar se Tirana ka dështuar t’i mbrojë investimet e saj në Shqipëri.

Autoritetet e Shqipërisë, muajin e kaluar, ia morën liçencën kompanisë CEZ, për shpërdnarje të energjisë elektrike, duke e fajësuar për mungesa të mëdha të energjisë elektrike dhe të ujit. Por, CEZ-i ka thënë se ishte e detyruar ta ndërpresë energjinë elektrike për shkak të mospagesave të faturave.

“CEZ-i sot zyrtarisht e ka njoftuar qeverinë e Shqipërisë për planin e vet për ta filluar procesin e arbitrazhit ndërkombëtar lidhur me investimin e pambrojtur në CEZ Shpërndarje”, thuhet në kumtesën e CEZ-it.

Kjo kompani ka pretenduar se CEZ Shpërndarje ka pësuar humbje të mëdha, pasi afro gjysma e konsumatorëve nuk i kanë paguar faturat e rrymës, përfshirë edhe institucione shtetërore.

Por, qeveria e Shqipërisë e ka akuzuar CEZ-in se ka dështuar të investoj në sektorin e energjisë dhe se e ka penguar importin e energjisë elektrike dhe shpërndarjen.

Kompania CEZ gjendet në bursat në Pragë dhe në Varshavë dhe është kompania më e madhe publike në Evropën Qendrore.

Ajo operon në Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Hungari, Poloni, Rumani, Sllovaki dhe Turqi.
XS
SM
MD
LG