Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Siri


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Raportohet se lufta është duke u intensifikuar rreth kryeqytetit sirian Damask. Raportet thonë se përplasje dhe granatime të rënda u zhvilluan të enjten në rrethe të kontrolluara nga luftëtarët e opozitës, ndërsa forcat besnike të Bashar al-Asad po përpiqen për ti qetësuar ato.

AFP raporton se forcat qeveritare kanë rimarrë Karnazin, një qytet strategjik në autostradën Damask-Aleppo.

Luftimet kanë ndodhur pasi Organizata për Bashkëpunim Islamik ka bërë thirrje
për "dialog serioz" midis opozitës dhe zyrtarëve të regjimit.

Raportohet se Irani, Libani dhe Iraku kishin planifikuar formulimin final të komunikatës nga takimi i OIC në Kajro.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes së Sh.B.A-ve Leon Panetta ka pranuar për herë të parë se Pentagoni kishte propozime të mbështetura për të armatosur rebelët sirianë, por Shtëpia e Bardhë e kishte kundërshtuar idenë.
XS
SM
MD
LG