Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Do të zgjidhim problemin e strukturave paralele


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njeh Kosovën, por ka bërë të ditur se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet.

Daçiq në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe BE-në e SHBA-në, dëshirojnë që të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd.

Kreyministri serb Daçiq po qëndron këto ditë për vizitë në Uashington, ku pritet të takohet me zyrtar të lart të shtetit amerikan.

I pyetur se çfarë pret nga Uashingtoni kur është fjala për Kovovën, Daçiq ka thënë se nuk duhet të priten ndryshime spektakulare në këtë fushë. “Është e qartë që ne kurr nuk do ta njohim Kosovën. Në anën tjetër, Serbia edhe më tutje është duke u munduar të gjejë zgjidhje në atë mënyrë që të mendohet se jeta në Kosovë do të jetë e organizuar në asi kushte që Serbia të mos ta njohë pavarësinë dhe si të gjenden modalitete për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se dëshira e tij ashtu edhe SHBA-ve dhe BE-së, është që marrveshjet e arritura në Bruksel, të zbatohen edhe në terren.
XS
SM
MD
LG