Ndërlidhjet

OKB: Nga sulmet amerikane u vranë qindra fëmijë në Afganistan


Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës
Selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës
Komiteti për të Drejtën e Fëmijëve thotë se viktimat ishin pasojë “sidomos e mungesës së raportuar të masave parandaluese dhe përdorimit jopërkatës të forcës”

Ky komitet, me seli në Gjenevë, ka shprehur “shqetësim të thellë se, në fakt, numri i viktimave në mesin e fëmijëve është dyfishuar nga viti 2010 në vitin 2011”.

Shqyrtimi i politikave që i prekin fëmijët, nga ana e Kombeve të Bashkuara bëhet çdo katër vite, dhe raporti lidhur me këtë çështje, u publikua në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet debat i ashpër lidhur me politikën për sulmet me aeroplanë pa ekuipazh.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, tha se nuk ka njohuri për këtë raport të Kombeve të Bashkuara dhe se do ta shikoj atë.
XS
SM
MD
LG