Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – 26 të vrarë


Pamje e gërmadhave pas një sulmi të mëparshëm në qytetin irakian Hilla
Pamje e gërmadhave pas një sulmi të mëparshëm në qytetin irakian Hilla
Zyrtarë mjekësorë dhe të sigurisë në Irak thonë se sot nga disa shpërthime të makinave-bomba në kryeqytetin Bagdad dhe në pjesën qendrore të Irakut, janë vrarë së paku 26 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Në një treg të shpezëve në Bagdad nga dy eksplodime janë vrarë 13 vetë dhe plagosur 30 të tjerë. Ky treg gjendet në lagjen Kadhimiyah, që është e banuar me popullatë shumicë shiite.

13 vetë të tjerë janë vrarë nga dy eksplodime në tregun e perimeve në qytetin Hilla, në jug të Bagdadit, poashtu me popullatë shumicë shiite.

Raportohet se këto ishin sulmet e fundit në valën e një dhune aktuale në Irak.

Shiitët shumicë në këtë vend ishin cak i sulmeve me makina – bomba dhe i sulmeve vetëvrasëse gjatë disa javëve të fundit.

Duklet se sulmet janë të ndërlidhura me krizën politike dhe javëve të protestave të sunitëve, në territoret e banuara me popullatë shumicë sunite, që kërkojnë përbysjen e kryeministrit Nuri al-Maliki.
XS
SM
MD
LG