Ndërlidhjet

Iran: Lirohet sllovaku i akuzuar për spiunim për SHBA-të


Matej Valuch

Matej Valuch

Një shtetas i Sllovakisë, i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunim për Shtetet e Bashkuara, është liruar dhe lejuar të kthehet në shtëpi.

Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, u paraqit sot në Bratisllavë së bashku me personin Matej Valuch, 26 vjeçar.

Zoti Lajçak tha se Valuch ishte liruar pas negociatave “të vështira dhe të komplikuara”.

Matej Valuch u tha gazetarëve se “nuk është spiun”, por ka refuzuar të përgjigjet në pyetje.

Ky person ishte zhdukur në muajin Dhjetor në Iran, ku raportohej se ka punuar në telekomunikime prej verës.

Më 16 Janar, televizioni shtetëtor i Iranit ka transmetuar atë që tha se ishte “pranim” nga Matej Valuch.

Në raportin e transmetuar me titullin “Gjuetari i bllokuar”, zoti Valuch tha se ishte angazhuar nga CIA dhe se e udhëheq një agjenci për rekrutim.

Nuk është e qartë nëse zoti Valuch ishte nën presion kur ai e bëri këtë pranim.
XS
SM
MD
LG