Ndërlidhjet

Tunizi: Protestuesit janë përleshur me policinë


Protestuesit përleshen me policinë në kryeqytetin Tuniz

Protestuesit përleshen me policinë në kryeqytetin Tuniz

Pjesëmarrësit e zemëruar në varrim janë përleshur sot me policinë derisa dhjetëra mijëra vetë kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të politikani të vrarë, Chokri Belaid.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Më herët, policia me të shtëna në ajër, ka provuar t’i shpërndajë protestuesit e rinjë në hapësirën ku mbahej varrimi.

Ndaras nga kjo, afro 10 mijë vetë janë tubuar sot në qytetin jugor, Sidi Bouzid, ku pat filluar Pranvera Arabe.

Lideri opozitar, Chokri Belaid, kritik i ashpër i partisë udhëheqëse në qeveri, Ennahda, që vlerësohet si parti e moderuar islamike, është vrarë të mërkurën në kryeqytetin Tuniz, derisa po largohej nga shtëpia e tij.

Njëherësh, të gjitha fluturimet e sotme në dhe nga Tunizi janë anuluar për shkak të grevës së përgjithshme, e organizuar nga sindikata më e madhe në Tunizi.