Ndërlidhjet

Stuhi masive e borës në SHBA, 4 të vdekur


SHBA, foto nga arkivi
SHBA, foto nga arkivi
Një stuhi masive e borës ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, duke lënë pa energji më shumë se gjysmë milioni njerëz, derisa trashësia e borës ka shkuar në 60 centimetra.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik tha se në Boston pritet që bora të arrijë trashësinë deri në një metër.

Në Verilindje, më shumë se 600 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.
Kompanitë ajrore anuluan më shumë se 5 mijë e 300 fluturime deri të shtunën, ndërsa tri aeroportet e mëdha të Nju Jorkut dhe aeroporti Logan i Bostonit janë mbyllur.

Stuhia raportohet se ka lënë të vdekur të paktën katër persona në Nju Jork dhe Kanada.

Policia thotë se qindra makina janë bllokuar në autostradën Long Island, e cila lidh Long Island me Nju Jorkun
XS
SM
MD
LG