Ndërlidhjet

Sulm amerikan, vriten 6 militantë pakistanezë


Avion amerikan pa pilot

Avion amerikan pa pilot

Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se të paktën gjashtë njerëz janë vrarë nga një sulm amerikan i telekomanduar në rajonin fisnor në kufi me Afganistanin.

Sulmi i së premtes mbrëma ndodhi në rajonin Baabar Ghar në jug të Waziristanit.

Një zyrtar i sigurisë tha se të paktën dy nga të vdekurit janë operativë të Al-Qaedas, duke përfshirë edhe një ekspert të mjeteve shpërthyese.

Sulmi erdhi vetëm një ditë pasi John Brennan, kandidati i Shtëpisë së Bardhë për të udhëhequr CIA-n, mbrojti përdorimin e sulmeve me avionët pa pilotë kundër terroristëve në mbarë botën.

Pakistani ka shprehur kundërshtimin ndaj këtyre sulmeve, duke thënë se ato shkelin sovranitetin e vendit.

Sulmi i fundit erdhi vetëm disa orë pasi një diplomat i lartë tha se Islamabadi po zhvillon bisedime me Shtetet e Bashkuara, për t'i dhënë fund sulmeve, që nganjëherë kanë vrarë edhe civilë.
XS
SM
MD
LG