Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria siriane do bisedime të "pakushtëzuara"


Siri...

Siri...

Qeveria siriane tha se është e gatshme që të zhvillojë bisedime të “pakushtëzuara” me opozitën siriane, për t'i dhënë fund konfliktit 22-muajsh.

Ministri sirian i Informacionit, Omran el Zojhbi, ka bërë këto komente për televizionin shtetëror sirian.

Shefi i Koalicionit Kombëtar të Revolucionit Sirian dhe i Forcave Opozitare, më 30 janar ka bërë publike kushtet për bisedime me regjimin sirian, përfshirë këtu edhe lirimin rreth 160 mijë sirianëve nga burgjet, ku hyn edhe kërkesa që të gjitha femrat e burgosura të lirohen në këtë të diel.

Zhvillim i ri vjen në kohën kur dhuna po përshkallëzohet në Siri, veçanërisht në zonat në periferi të kryeqytetit sirian dhe në krahinat veriore, ku forcat qeveritare thuhet se kanë vrarë disa kryengritës në 24 orët e fundit.
XS
SM
MD
LG