Ndërlidhjet

SHBA bën thirrje për qetësi në Gjeorgji


Protesta në Gjeorgji, 8 shkurt, 2013

Protesta në Gjeorgji, 8 shkurt, 2013

Ambasadori amerikan në Gjeorgji ka bërë thirrje për qetësi pas protestuesit sulmuan zyrtarët e partisë së presidentit Mikheil Saakashvili.

Richard Norland iu tha protestuesve që të ruajnë qetësinë.

Më herët, protestuesit sulmuan anëtarët e partsë së Saakashvilit, Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, jashtë Bibliotekës Kombëtare të Gjeorgjisë.

Sakashvili pritej të mbante një fjalim në Kuvend, por, ai u anulua, pasi që rivali i tij, kryeministri Bidzina Ivanishvili kërkoi që Saakashvili parë të pranojë ndryshimet kushtetuese, për të kufizuar pushtetin e tij.

Sakashvili pastaj ndryshoi vendin e mbajtjes së fjalimit, nga Kuvendi në bibliotekë, por u detyrua të braktisë edhe atë, pasi turmat e zemëruar të kundërshtarëve sulmuan ekipin e Sakashvilit.

Presidenti mbajti fjalimin e tij në fund të pallatit presidencial, duke bërë thirrje për “bashkëjetesë dhe bashkëpunim” me koalicionin qeverisës të Ivanishvilit. Mandati i Saakshvilit përfundon në tetor.
XS
SM
MD
LG