Ndërlidhjet

Sulm mbi kamp në Irak, 6 të vrarë


Kamp në Irak, foto nga arkivi

Kamp në Irak, foto nga arkivi

Policia irakiane tha se gjashtë persona u vranë, kur sulmuesit hodhen raketa një kamp refugjatësh të një grupi iraniani, në periferi ët Bagdadit.

Më shumë se 40 vetë raportohet se janë plagosur.

Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm të marrjes së përgjegjësisë për sulmin e së shtunës në kamp, një ish-bazë ushtarake amerikane e njohur si Liberty Camp.

Kampi ka rreth 3 mijë persona, që kanë lidhje me Muxhahedin-e-Halk (MEK), krahut militant të Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit me seli në Paris.

Kampi është menduar të jetë një stacion i përkohshëm, derisa Kombet e Bashkuara të gjejnë zgjidhje për banorët jahstë vendit.

Ata nuk kanë gjasa të kthehen në Iran për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj regjimit. I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Irak, Martin Kobler bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm.
XS
SM
MD
LG