Ndërlidhjet

SHBA: Kërkim i madh për ish policin


SHBA, foto ilustruese

SHBA, foto ilustruese

Një operacion masiv kërkimi po zhvillohet në jug të Kalifornisë për një ish oficer të policisë, i dyshuar për vrasjen e tre njerëzve.

Qindra policë të armatosur rëndë dhe pjesëtarë të forcave speciale janë në kërkim të Christopher Jordan Dorner, i cili ka lëshuar një mesazh në internet në fillim të javës, duke kërcënuar se do ta sulmojë policinë, në shenjë hakmarrjeje për largimin e tij nga puna, katër vjet më parë.

Kërkimi është duke u përqëndruar në malin Big Bear, rreth 160 kilometra në lindje të Los Angjelosit.

Policia tha se stuhia e borës po ndihmon kërkimin, për shkak se po lënë gjurmë në borë.
XS
SM
MD
LG