Ndërlidhjet

Kosova me konsull të përgjithshëm nderi në Japoni


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Isao Iijima është emëruar në postin e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Republikës së Kosovës në Tokio, Japoni.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, thuhet se emërimi i z. Iijima në këtë pozitë nga ana e ministrit Enver Hoxhaj është mirëpritur dhe pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

“Emërimi i z. Iijima në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Kosovës në Tokio, është hap i rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën e gjithanshme në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare”, thuhet në komunikatë.

Iijima, sipas këtij njoftimi paraqitet si një personalitet i shquar i jetës publike dhe akademike në Japoni dhe një mik i madh i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.
XS
SM
MD
LG