Ndërlidhjet

Kosova dhe Turqia synojnë të thellojnë bashkëpunimin


Qeveria e KosovësKosovo - The building of Kosovo Government, 8May2011

Qeveria e KosovësKosovo - The building of Kosovo Government, 8May2011

Turqia ka luajtur në rol të rëndësishëm në procesin e pavarësimit të Kosovës, është thënë pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, İsmet Yılmaz.

Në një komunikatë më shkrim të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se të dy bashkëbiseduesit janë angazhuar për bashkëpunimin mes dy qeverive me theks të veçantë në mbështetje të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke shtuar se vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Thaçi ka çmuar përkrahjen që Turqia po i jep zhvillimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Ndërkaq ministrit Yılmaz thuhet se ka ritheksuar qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Turqisë në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe ka premtuar se Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit e Aleancës Veriatlantike të NATO-s.
XS
SM
MD
LG