Ndërlidhjet

Putin: Bonjakët rusë të adoptohen nga rusët


Presidenti rus, Vlladimir Putin

Presidenti rus, Vlladimir Putin

Presidenti rus, Vlladimir Putin, tha se bonjakët rusë duhet të birësohen nga prindërit rusë.

Duke folur në Kongresin e Prindërve të Rusisë në Moskë, Putin tha se “duhet të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur, në mënyrë që fëmijët bonjakë të gjejnë familjet e tyre në vendin e tyre, në Rusi”.

Ai i premtoi opinionit publik, se në të ardhmen do të marrë në konsideratë legjislacionin mbi lidhjet mes prindërve dhe fëmijëve.

Deklarata e Putinit vjen në mes të një kontesti me SHBA-të, pasi që Rusia ndaloi adoptimin e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë.
XS
SM
MD
LG