Ndërlidhjet

Varet militanti i Kashmirit


Afzal Goru Hanged in India
Afzal Goru Hanged in India
India të shtunën ka ekzekutuar militantin e Kashmirit, Muhamed Afzal Guru, duke shkaktuar përleshje në Kashmir.

Guru u var pasi, u gjet fajtor për planifikimin e sulmit të armatosur ndaj parlamentit indian në vitin 2001.

Gjashtë trupa të sigurisë dhe një kopshtar u vranë në sulmin e dhjetorit të 2001-ës.

Të pesë sulmuesit janë vrarë.

Guru, është dënuar me vdekje nga Gjykata më e Lartë e Indisë, në vitin 2002. Një peticion për mëshirë, dërguar presidentit të Indisë është refuzuar më herët këtë javë.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatat politike në Kashmirin indian kanë thënë se procesi gjyqësor ndaj Gurus nuk ka qenë i drejtë.
XS
SM
MD
LG