Ndërlidhjet

Policia nis hetimet rreth faturave të KEK-ut


Protesta kundër faturave të fryra të KEK-ut, 7 shkurt, 2013

Protesta kundër faturave të fryra të KEK-ut, 7 shkurt, 2013

Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me shprehjen e shumë pakënaqësive nga ana e qytetarëve për faturat e shpenzimit të rrymës të lëshuara nga KEK-u për muajin janar.

Pas ankesave të qytetarëve në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë, Policia e Kosovës ka iniciuar një procedurë hetimore paraprake.

“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit na bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë iniciuar një procedurë hetimore paraprake dhe varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren veprime konkrete në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG