Ndërlidhjet

ISAF hedh poshtë raportin e OKB-së


Logo e ISAF-it
Logo e ISAF-it
Koalicioni ndërkombëtar në Afganistan ka hedhur poshtë një raport të OKB-së që pretendon se sulmet e Shteteve të Bashkuara kanë vrarë qindra fëmijë gjatë katër viteve të fundit në Afganistan.

Misioni i NATO-s, ISAF të gjeturat nga Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve i quajti “kategorikisht të pabaza”.

ISAF, nuk pajtohet as me gjetjet e raportit që thonë se viktimat kanë pësuar nga perdorimi i forces joproporcionale dhe nga mungesa e masave parandaluese.

ISAF theksoi se kanë kujdes të veçantë për të shmangur viktimat civile.

ISAF tha se numri i fëmijëve që vdiqën ose u plagosën nga operacionet ajrore ra me gati 40 përqind në vitin 2012 në krahasim me një vit më parë.
XS
SM
MD
LG