Ndërlidhjet

Protesta pro-qeveritare në Tunizi


Protestat e opozites në Tunizi, foto nga arkivi
Protestat e opozites në Tunizi, foto nga arkivi
Mbështetësit e partisë se moderuar islamike në pushtet në Tunizi pritet të mbajnë një miting pro-qeveritar një ditë pas protestave anti-qeveritare masive në të gjithë vendin.

Protestat shpërthyen derisa dhjetëra e mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e udhëheqësit të vrarë të opozitës, i cili kishte kritikuar qeverinë e moderuar islamike.

Chokri Belaid u qëllua dhe u vra të mërkurën në kryeqytet.

Partia e moderuar islamike Ennahda, që gjendet në pushtet, tha se është duke iu bërë thirrje mbështetësve të mbledhur në qendër të Tunisit, për të treguar mbështetje për asamblenë kushtetuese.

Partitë majtiste tërhoqën nga pjesëmarrja në asamblenë kushtetuese pas vrasjes së Belaidit.

Ennahda tha se në demonstrata do të protestohet edhe kundër “ndërhyrjes franceze.”

Ministri i jashtëm francez Manuel Valls e denoncoi vrasjen si një sulm mbi “vlerat e Revolucionit të Tunizisë së vitit 2011”, e cila nxiti Pranverën Arabe.
XS
SM
MD
LG