Ndërlidhjet

Një amish dënohet me 15 vjet për nxitje të urrejtjes


Ilustrim

Ilustrim

Një person i komunitetit amish është dënuar me 15 vjet burg nën akuzat për krime që kanë të bëjnë me nxitje të urrejtjes.

Samuel Mullet u dënua me këtë akuzë, pasi që kishte urdhëruar pasuesit e tij, që t’ua hiqte me forcë mjekrat dhe t’ia prente flokët disa anëtarëve të komunitetit amish në shtetin e Ohajos.

Rasti u vu në qendër të vëmendjes, për shkak se amishët njihen për refuzimin që ia bëjnë jetës moderne, duke jetuar pa energji elektrike apo mjete motorike.

Disa nga parimet e tyre janë që të jetojnë të izoluar nga bota jo-amishe dhe mosmarrëveshjet t’i zgjidhin brenda komunitetitt.
XS
SM
MD
LG