Ndërlidhjet

logo-print

Arrestime pas protestës në Gjeorgji


Tbilisi, 08 shkurt, 2012

Tbilisi, 08 shkurt, 2012

Policia gjeorgjiane ka arrestuar tre persona të përfshirë në protestën e së premtes në Tbilisi, gjatë së cilës u sulmuan disa ligjvënës nga partia e presidentit Mikheil Saakashvili.

Disa protestues sulmuan anëtarët e Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare të Saakashvilit, jashtë Bibliotekës Kombëtare dhe e penguan presidentin, që të mbante një fjalim drejtuar kombit.

Raportet thonë se shumë prej protestuesve, janë mbajtur edhe më parë në paraburgim, për arsye politike.

Sakashvili pritej të mbante një fjalim në Kuvend, por, ai u anulua, pasi që rivali i tij, kryeministri Bidzina Ivanishvili kërkoi që Saakashvili parë të pranojë ndryshimet kushtetuese, për të kufizuar pushtetin e tij.

Sakashvili pastaj ndryshoi vendin e mbajtjes së fjalimit, nga Kuvendi në bibliotekë, por u detyrua të braktisë edhe atë, pasi turmat e zemëruar të kundërshtarëve sulmuan ekipin e Sakashvilit.

Presidenti mbajti fjalimin e tij në fund të pallatit presidencial, duke bërë thirrje për “bashkëjetesë dhe bashkëpunim” me koalicionin qeverisës të Ivanishvilit.

Mandati i Saakshvilit përfundon në tetor.

SHBA ka kërkuar qetësi.
XS
SM
MD
LG