Ndërlidhjet

Merkel pranon dorëheqjen e aleates


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar dorëheqjen e ministres së saj të Arsimit, Annette Schavan, e cila akuzohej për plagjiaturë.

Merkel ka thënë se e ka pranuar dorëheqjen e saj me zemër të thyer.

“E kam informuar ministrin gjerman edhe për faktin se do t’ia paraqesë atij Prof. Dr. Johanna Wanka si minister të re re gjermane të Arsimit, sipas nenti 64 të Kushtetutës”, ka thënë Merkel.

Dorëheqja e Annette Schavan erdhi katër ditë pasi që Universiteti i Dyzeldorfit, i revokoi asaj titullin doktor, 30 vjet pasi që ia kishte dhënë. Universiteti tha se Schavan në mënyrë “sistematike dhe të qëllimshme” kishte kopjuar pjesë të tezës së saj.

Schavan tha të shtunën se, ndërsa po jep dorëheqje, për të shmangur “tensionet” për qeverinë dhe për partinë e saj Kristian- Demokrate, ajo nuk do ta pranojë vendimin e universitetit dhe do ta luftojë atë në gjykatë.

“Nuk do ta pranojë këtë vendim(heqjen e dokoraturës) dhe do t’i padisë ata. As nuk kam kopjuar e as nuk kam mashtruar në tezat e mia. Akuzat, siç e kam thënë edhe më parë, në javët dhe muajt e fundit- më kanë lënduar thellë”, është shprehur Schavan, që është një aleate e ngushtë dhe mike e kancelares Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG