Ndërlidhjet

Çanak: Vojvodina nuk ka autonomi


Nenad Çanak, foto nga arkivi

Nenad Çanak, foto nga arkivi

Presidenti i Ligës së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Vojvodina së shpejti do ta humbasë autonominë, pasi që ajo një autonomi të tillë nuk e ka as tash.

“Janë plotësisht joserioze pretendimet se Vojvodina nga formimi i qeveisë së re të Serbisë shumë shpejt do humbasë autonominë, për shkak se Vojvodina një autonomi të tillë nuk e ka”, ka thënë Çanak për Dnevnikun.

Ai ka thënë se inciativa e dia organizatave për t’ia hequr autonominë Vojvodinës nuk është e re dhe ka vlerësuar se në themel të kësaj iniciative është centralizimi i mëtejm i shtetit.
XS
SM
MD
LG