Ndërlidhjet

logo-print

Dunford në krye të koalicionit të NATO-s në Afganistan


Joseph Dunford

Joseph Dunford

Gjenerali i Trupave të Marinës së SHBA-së, Joseph Dunford ka marrë komandën mbi forcat e koalicionit të NATO-s në Afganistan.

Dunford mori përsipër komandën nga gjenerali John Allen, i cili ka udhëhequr forcat për 19 muajt e fundit.

Dunford në masë të madhe pritet që të jetë komandanti i fundit i forcave të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, derisa koalicioni përgatitet të përfundojë misionin e tij luftarak në fund të vitit 2014.

Dunford do të mbikqyrë dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë të forcat afgane dhe tërheqjen e trupave ndërkombëtare.

Komandanti në largim, John Allen në një intervistë të shtunën tha se beson se koalicioni është “në rrugë për të fituar” luftën 11-vjeçare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG